Mësohet formacioni i mundshëm i Turqisë për ndeshjen ndaj Kosovës
30 mars 2026
| 14:15
Selektori i Kombëtares së Turqisë, Vincenzo Montella duket se ka vendosur se si t’i rendit lojtarët e tij për ndeshjen ndaj Kosovës që do të zhvillohet nesër në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, nga ora 20:45.
Sipas mediumit “Joueurs Turcs”, Montella pritet të bëjë vetëm një ndryshim nga ai që kishte vendosur ndaj Rumanisë në formacionin zyrtar.
Mesfusha e Turqisë pritet të vazhdojë të jetë e ndërtuar nga emra si Calhanoglu, i cili është rikthyer nga lëndimi në kohë për sfidën me Kosovën, si dhe treshja Alper, Guler e Yildiz.



