Pezullohen dy inspektorë dhe një zyrtar në Prishtinë pas incidentit në punishten ndërtimore

30 mars 2026 | 14:21

Kryetari i Prishtina, Përparim Rama, ka njoftuar për pezullimin nga detyra të dy inspektorëve të zonës dhe një zyrtari përgjegjës, pas një ngjarjeje të ndodhur në një punishte ndërtimore në rrugën “Don Shtjefën Kurti”.

Postimi i plotë i tij:

PEZULLOHEN NGA PUNA DY INSPEKTORËT E ZONËS DHE ZYRTARI PËRGJEGJËS!

Pas ngjarjes së djeshme në punishten ndërtimore në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, kam ndërmarrë masa të menjëhershme ndaj përgjegjësve komunal.

Janë pezulluar nga puna dy inspektorët e zonës ku ka ndodhur rasti, si dhe zyrtarin përgjegjës për lëndën.

Punishtet ndërtimore duhet t’i nënshtrohen inspektimit të rreptë dhe të vazhdueshëm nga Inspektorati komunal, në mënyrë që të garantohet siguria e punëtorëve, qytetarëve dhe cilësia e punimeve sipas projektit të pranuar!

❌Çdo neglizhencë në këtë drejtim është e patolerushme.

Përveç procedurave që do të zhvillohen nga Komisioni Disiplinor i Kryeqytetit, jemi të hapur për bashkëpunim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prishtinë në kuadër të hetimit të nisur për këtë rast, të cilin e kam kërkuar menjëherë dje dhe e mirëpres fillimin e tyre.

Njëkohësisht, edhe kompanitë private të ndërtimit duhet të marrin përgjegjësinë e plotë për respektimin e standardeve të sigurisë dhe kushteve të punës. Çdo shkelje nga ana e tyre duhet të përballet me masa të rënda ligjore.

❌Zero tolerancë ndaj askujt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Selektori i Kombëtares së Turqisë, Vincenzo Montella duket se ka…