Krasniqi: Ka ardhur koha që mediat të vendosin standarde se kë promovojnë dhe ftojnë në debate

30 mars 2026 | 21:37

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka reaguar lidhur me rastin e bastisjes së pronës së Shkelzen Gashit, duke thënë se Prokuroria ka vepruar në kuadër të përgjegjësive të saj dhe se, sipas tij, nuk ka vend për viktimizim në këtë çështje.

Sipas tij, institucionet duhet të trajtojnë përpjekjet që synojnë dëmtimin e imazhit të UÇK-së dhe relativizimin e krimeve të Serbisë.

“Prokuroria ka bërë punën e saj në rastin e bastisjes së pronës së shkelzen gashit. Nuk ka vend për viktimizim këtu. Përpjekjet e vazhdueshme për të dëmtuar imazhin e UÇK-së dhe për të relativizuar krimet e Serbisë nuk mund të kalojnë pa u trajtuar institucionalisht.” – tha ai.

Ai ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas tij, individë me qëndrime të tilla kanë gjetur hapësirë në media dhe madje mbështetje nga shteti. Krasniqi e ka cilësuar këtë si paradoks, duke kërkuar një qasje më kritike ndaj figurave që promovohen në hapësirën publike.

“Paradoksi është se, në vend të një qasjeje më kritike, këtij me shokë u është dhënë hapësirë në media dhe madje mbështetje nga shteti. Ka ardhur koha që mediat të vendosin standarde se kë promovojnë dhe ftojnë në debate.” – shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pyetjet që Aurora Tila i bëri ChatGpt do të kontribuonin…