KFOR-i i shkon në vizitë kryeprokurorit në Prishtinë, diskutohet thellimi i bashkëpunimit

31 mars 2026 | 11:40

Në ambientet e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, kryeprokurori Zejnullah Gashi ka pritur në takim përfaqësues të KFOR-it amerikan, majorin Hector L. Zayas, kryesues i Zyrës Ligjore në Kampin Bondstill, kapitenin Adam M. Curfman, avokat ushtarak dhe specialistin Daniel J. Allen, asistent ligjor ushtarak.

Bazuar në njoftimin e lëshuar për medie është bërë me dije se Gashi fillimisht u ka uruar mirëseardhje mysafirëve si dhe shprehur mirënjohje për angazhimin dhe bashkëpunimin e deri tanishëm, njëkohësisht tregoi gatishmëri për vazhdimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të këmbimit të praktikave institucionale.

Po ashtu, kryeprokurori ka njoftuar përfaqësuesit e KFOR-it për strukturën dhe punën e prokurorisë.

“Në anën tjetër përfaqësuesit e KFOR-it Amerikan, treguan gatishmëri në thellimin e bashkëpunimit reciprok, si dhe ofruan mbështetjen e tyre për punën e prokurorisë në tërësi.  Për fund, kryeprokurori Zejnullah Gashi, i falënderoi të pranishmit duke treguar përkushtimin e prokurorisë që të mbetet e hapur në zgjerimin e bashkëpunimit me partnerët, veçanërisht ata të nivelit ndërkombëtar”, ka njoftuar Sistemi Prokurorial.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës do të përballet sonte me Turqinë në…