Kushtetuesja shpall të papranueshme kërkesën e PDK-së për liberalizimin e tregut energjetik

31 mars 2026 | 11:42

Gjykata Kushtetuese ka shpallur të papranueshme kërkesën e PDK-së për anulimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), që obligon mbi 1 mijë e 300 biznese të kalojnë në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Kështu ka bërë me dije ZRrE-ja përmes një njoftimi në “Facebook”.

“Ky vendim konfirmon ligjshmërinë e vendimeve të ZRrE-së dhe të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në Kosovë. ZRrE-ja vazhdon zbatimin e plotë të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, në përputhje të plotë me Ligjin nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike dhe aktet nënligjore përkatëse. Qëllimi i këtij procesi është krijimi i një tregu konkurrues, transparent dhe efikas, në interes të të gjithë konsumatorëve”, është thënë në njoftimin e ZRrE-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ambientet e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, kryeprokurori Zejnullah Gashi…