Miratohet lista e kandidatëve për intervistim për anëtar në KGJK

31 mars 2026 | 12:40

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se sot miratuan listën e kandidatëve për intervistim të cilët kanë aplikuar për anëtar në Këshillin Gjyqësor të Kosovës e të cilët do të intervistohen nga Komisioni për Legjislacion.

“Në mbledhjen e djeshme të Komisionit theksova se ky proces i intervistimit dhe votimit në seancë ka një rëndësi të veçantë. Kerkova që parimi udhëheqës dhe kriteri kryesor duhet të jetë vlerësimi i kompetencës, integritetit dhe profesionalizmit të kandidatëve. Këshilli Gjyqësor i Kosovës është një nga institucionet më të rëndësishme në sistemin juridik dhe shtetëror”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Departamentit për NATO në Ministrinë e Punëve të…