90 minuta drejt historisë: Kosova përballë Turqisë për biletën e Botërorit
31 mars 2026
| 20:47
Ka nisur ndeshja vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Sonte, “Dardanët” synojnë të kualifikohen për herë të parë në historinë e tyre në Kampionatin Botëror 2026.
Në gjysmëfinale, skuadra e drejtuar nga Franco Foda eliminoi Sllovakinë me rezultat 3:4, ndërsa Turqia mposhti Rumaninë minimalisht 1:0, duke siguruar finalen e madhe.
Formacionet zyrtare:
Kosova: Muric; Dellova, Hajrizi, Hajdari; Vojvoda, Hoxha, Rexhbecaj, Muslija, Gallapeni; Asllani, Muriqi;
Turqia: Ugurcan, Kadioglu, Bardakci, Kabak, Celik; Calhanoglu, Yuksek; Yildiz, Guler, Alper; Akturkoglu.



