Traversa shpëton Turqinë! Kosova dominon, pjesa e parë mbyllet pa gola
Kombëtarja e Kosova ka zhvilluar një pjesë të parë shumë të mirë ndaj Turqia, duke rritur ndjeshëm presionin pas minutave të para ku mysafirët ishin më të rrezikshëm.
Rasti më i madh i takoi Kosovës në minutën e 29-të, kur Fisnik Asllani goditi traversën me një goditje të fuqishme nga distanca, ndërsa në vazhdim Vedat Muriqi nuk arriti të shënojë nga afërsia.
Vetëm një minutë më herët, në minutën e 28-të, Muriqi kërkoi penallti, por gjyqtari Oliver lejoi lojën të vazhdojë.
Kosova vazhdoi me aksione të bukura, ku Hoxha provoi në minutën e 21-të, por tentativa e tij u bllokua nga mbrojtja turke. Ndërkohë, edhe harkimet e Vojvodës dhe përpjekjet e tjera nuk u konkretizuan.
Në anën tjetër, Turqia pati disa raste, përfshirë një tentativë të rrezikshme nga Kenan Yildiz në minutën e 9-të, por mbrojtja e Kosovës reagoi mirë.
Në kohën shtesë të pjesës së parë (45+1’), gjyqtari ndëshkoi me karton të verdhë Hajdarin dhe Artukoglu.
Pavarësisht rasteve dhe dominimit në pjesën e dytë të fraksionit të parë, rezultati mbetet 0:0 pas 45 minutave të para.



