Jakup Krasniqi takon për herë të parë nipin e tij në Hagë
01 prill 2026
| 16:08
Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ka treguar për vizitën e fundi tek babi i tij në Hagë.
Ai ka bërë me dije se kjo vizitë ka qenë më ndryshe se të tjerat.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se gjatë kësaj vizite për herë të parë e ka takuar djalin e tij me gjyshin.
“Sot, së bashku me Toskën dhe Gegën, e prita ditëlindjen time të 30-të pranë babit. Takimi i parë i Gegës me gjyshin e bëri këtë ditë edhe më të veçantë”, ka shkruar Krasniqi.



