Ekstradohet nga Zvicra një i dyshuar për mashtrim, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar për ekstradimin e një shtetasi të Kosovës të dyshuar për mashtrim, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar. Sipas njoftimit, njësitet e Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me institucionet relevante vendore dhe ato të drejtësisë, kanë realizuar ekstradimin e personit me inicialet B.Z. nga Zvicra në Kosovë.
“I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane pasi i njëjti kërkohej përmes Interpolit me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘Mashtrim’ dhe se i njëjti iu ishte shmangur drejtësisë”, ka njoftuar policia.
Sipas njoftimit, ekstradimi është realizuar në bazë të ligjeve në fuqi dhe falë bashkëpunimit ndërinstitucional në mes të Kosovës dhe Zvicrës.



