Real Madridi vihet pas lojtarit të Atalantës, Ahanori në radar

02 prill 2026 | 11:01

Real Madrid po ndjek nga afër mbrojtësin e ri të Atalanta, Honest Ahanor, raportojnë mediat italiane.

18-vjeçari konsiderohet si një nga talentet më premtues në futbollin italian dhe ka rënë në sy të “Los Blancos” pas paraqitjeve shumë të mira këtë sezon, ku ka zhvilluar dhjetëra ndeshje edhe në UEFA Champions League.

Ahanor është produkt i akademisë së Genoas dhe u transferua te Atalanta në verën e vitit 2025. Klubi bergamask shpenzoi rreth 16 milionë euro plus 4 milionë bonuse për ta siguruar kartonin e tij, një investim i madh për një lojtar kaq të ri.

Sa i përket interesimit të Real Madridit, aktualisht bëhet fjalë për monitorim dhe vëzhgim të vazhdueshëm nga skautët e klubit spanjoll. Nuk ka ende një ofertë zyrtare, por duke parë investimin fillestar të Atalantës dhe potencialin e lojtarit, një transferim i mundshëm në të ardhmen mund të arrijë shifra dukshëm më të larta se 20 milionë eurot që paguan italianët.

Real Madridi po kërkon të rinovojë repartin defensiv dhe Ahanor shihet si një projekt për të ardhmen, duke qenë se klubi spanjoll po fokusohet te talentet e rinj me potencial të madh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roberto De Zerbi është zyrtarisht trajneri i ri i Tottenham…