Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dekret

02 prill 2026 | 12:41

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka goditur presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, për dekretin për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës, i cili është anuluar nga Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e fundit.

Kurti në Kuvendin e Kosovës ka thënë se vullneti i popullit nuk anulohet me dekret.

“Dekreti i Vjosa Osmanit ishte në shpërputhje me Kushtetutën e Kosovës. Gjykata Kushtetuese ka folur për natyrën e Republikës sonë dhe për kufijtë që Kushtetuta i vendos çdo institucionit. Presidenti nuk mund të shpërndajë vullnetin e popullit, ai nuk anulohet me dekrete. Pas qartësimit të kësaj të vërtete të pamohueshme, sot kemi detyrim të qartë: Kuvendi është funksional dhe i kthehet punëve të tij”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, e…