Zemaj, Kurtit: Pse e ki financuar librin e Shkëlzen Gashit? Je në listë të zezë për ndërhyrje në pavarësinë medieve
02 prill 2026
| 13:09
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, pas sulmeve që ky i fundit ia ka bërë medieve.
Zemaj ka thënë se Kurti është futur “në listën e zezë për ndërhyrje në pavarësinë e mediave”.
‘‘Reporterët pa kufij, ambasadat, organizatat kredibile ndërkombëtare, të kanë vendos në listë të zezë për ndërhyrje në pavarësinë e mediave. Për çfarë po flasim sot? Për çfarë lirie dhe të drejtave të njeriut? Pse e ke financuar Shkëlzen Gashin me botuar libër me të pavërtetat e luftës? Jep llogari për ato para, që i ke shpërnda në krejt botën demokratike ato të pavërteta’’, ka thënë Zemaj.



