Ekipi i xhudos së Kosovës, pjesë e kampit stërvitor ndërkombëtar në Hungari

02 prill 2026 | 14:30

Në qytetin Tata, në Hungari është mbajtur Kampi stërvitor ndërkombëtar i xhudos, ku janë mbledhur sportistë elitarë nga mbarë bota për të shkëmbyer përvoja dhe për të zhvilluar stërvitje në nivel të lartë profesional.

Në këtë kamp ka marrë pjesë edhe ekipi i Kosovës, i përfaqësuar nga disa prej emrave më të njohur të xhudos vendase: Distria Krasniqi, Laura Fazliu, Akil Gjakova, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi, Erza Muminoviq, Dardan Cena, Laurinë Gashi dhe Enise Zijade. Ndërkohë ky ekip është udhëhoqur nga kryemjeshtri Driton Kuka dhe trajnerja Majlinda Kelmendi, të cilët vazhdojnë të luajnë rol kyç në zhvillimin dhe suksesin e xhudos kosovare në arenën ndërkombëtare.

Ky kamp shërben si një mundësi e rëndësishme për xhudistët kosovarë që të përballen me konkurrentë të nivelit të lartë, duke përforcuar përgatitjet për garat e ardhshme ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për paraqitjen e suksesshme të Kombëtares së Kosovës në futboll…