Afaristi Ahmetaj: Kurti dhe qeveria e tij po punojnë kundër Kosovës, ndërsa shpëtimtar është Haradinaj
Ish-luftëtari i UÇK-së, ish kandidati për deputet dhe afaristi Ramush Ahmetaj, përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se Qeveria e Albin Kurtit dhe njerëzit e tij janë duke punuar e vepruar kundër Kosovës.
Ai ka thënë se shpëtimar për këtë vend është vetëm Ramush Haradinaj.
“Në këtë kohë kur Albin Kurti, Qeveria e Albin Kurtit dhe njerëzit e tij të shitur, po punojnë, e po veprojnë kundër Kosovës, janë duke punuar e vepruar kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, duke e degraduar skajshmërisht edhe imazhin e Kosovës dhe statusin e saj më qëllim të rikthimit të ndikimit të Serbisë në Kosovë. I them secilit person a grup shoqëror, që është pjesë e këtij projekti të cilin e udhëheq Albin Kurti me njerëzit e tij, të ndalën menjëherë, e të mos bëhen pjesë e tradhtisë kombëtare sepse nesër edhe mund të bëhet vonë”, ka shkruar Ahmetaj.
Ai ka thënë se në këtë kohë kur çdo të arritur të Kosovës e ka shkatërruar Albin Kurti dhe Qeveria e tij, i vetmi person që mund ta shpëtojë Kosovën tonë të dashur të ujitur me gjakun e mijëra dëshmorëve, është lideri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Prandaj jemi në mbështetje të kryetarit tonë, heroit të gjallë, dhe komandantit që i fitoj të gjitha betejat, e që do ta fiton edhe këtë betejë mjaft sfiduese duke e kthyer normalitetin në vend e duke e shpëtuar Kosovën nga më e keqja që secilën ditë e më shumë është duke e gllabruar vendin tonë, Kosovën që e çliruam nga okupatori serb me gjak, me mund e sakrifica të mëdha. Jemi në mbështetjen tënde përjetësisht Ramush Haradinaj, shpëtimtar i Kosovës”, ka shkruar Ahmetaj.



