Hoti: Kjo krizë do të rezultojë me çmime më të larta të naftës
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, në seancën e Kuvendit të Kosovës, e thirrur sot për të diskutuar mbi çështjen e çmimit të derivateve, ka paralajmëruar se nga analizat deri më tani, del se kjo krizë do të rezultojë me çmime më të larta.
Pasojat do të shihen më tutje, prandaj Hoti ka bërë thirrje që rezoluta e propozuar nga kjo parti për uljen e çmimit të naftës, të votohet.
“Pa asnjë dyshim, presim dhe janë analizat e bazuara, që kjo krizë do të rezultojë me çmime më të larta që do stabilizohen në nivele më të larta dhe normalisht me rritje ekonomike më të ulët. Si rezultat të gjitha ekonomitë po i bëjnë përgatitjet e duhura me masat më emergjente qe duhet të ndërmerren në situata të tilla. Pasojat po i shohim gjerësisht”, ka thënë Hoti.
Sipas Hotit, vetëm dje dhe pardje, çmimi është rritur për 14 për qind.
“Mes datës 2 dhe 3 prill, çmimi i naftës është rritë me 14 për qind, çmimi i furnizimit në burim, me 14 për qind”, ka thënë Hoti.



