Zyrtare: Gattuso jep dorëheqje nga posti i përzgjedhësit të Italisë
Trajneri i Italisë, Gennaro Gattuso, ka ndërprerë kontratën e tij me Federata Italiane e Futbollit (FIGC) me marrëveshje të ndërsjellë, pas eliminimit në “play-off” për Kupën e Botës, ka konfirmuar federata italiane në një deklaratë për medie. Gattuso kishte zëvendësuar Luciano Spalletti në qershor të vitit 2025 duke debutuar si trajner i ri i “Azzurrëve” në shtator 2025, me një fitore bindëse 5-0 ndaj Estonisë.
FIGC-i ka falënderuar Gattuson dhe stafin e tij për “përkushtimin dhe pasionin” që kanë treguar gjatë nëntë muajve të fundit, duke u uruar atyre “suksese në vazhdimin e karrierës”.
Italia dështoi të kualifikohej për Kupën e Botës për herë të tretë radhazi të martën në mbrëmje, pasi ka humbur finalen e “play-off”-it ndaj Bosnja dhe Hercegovina pas penalltive. Presidenti i FIGC-së, Gabriele Gravina, ka dhënë gjithashtu dorëheqje pas eliminimit të Italisë, njësoj si edhe shefi i delegacionit, Gigi Buffon.
Italia ka të planifikuara dy ndeshje miqësore në muajin qershor, por është e pamundur që deri atëherë të emërohet një trajner i ri, duke qenë se presidenti i ri i FIGC-së pritet të zgjidhet në qershor.



