Kosova vendi më pro‑amerikan në botë sipas ‘Gallup’-it, Ambasada: Dëshmi e partneritetit të fortë dhe miqësisë mes dy vendeve

03 prill 2026 | 16:37

Kosova është vendi me opinion më pozitiv sa i përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), duke lënë mbrapa Izraelin dhe Shqipërinë. Kështu është thënë në të dhënat e publikuara nga Instituti “Gallup”.

Në top pesëshe janë edhe Polonia, Shqipëria dhe Filipinet, shtete këto që kanë opinion negativ kundrejt Kinës.

Nga ana tjetër, Rusia, Pakistani, Tunizia, Singapori dhe Hong Kongu tregojnë përafrimin më të fortë relativ me Kinën, megjithëse, në mënyrë të dukshme, preferencat e tyre pasqyrojnë negativitet të thellë ndaj ShBA-së më shumë sesa entuziazëm të fortë për Kinën.

Ambasada e Kosovës në Uashington ka reaguar duke e cilësuar këtë si testament të lidhjes së fortë ShBA-Kosovës.

“Sipas raportit të fundit nga ‘Gallup’, Kosova regjistron miratimin më të lartë neto relativ për Shtetet e Bashkuara në mbarë botën. Një tjetër dëshmi e partneritetit të fortë dhe miqësisë së qëndrueshme midis dy vendeve tona!”, ka shkruar Ambasada e Kosovës në ShBA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një situatë e papritur ka shpërthyer te Chelsea, ku mesfushori…