Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Mustaf Gashi nga Suhareka

03 prill 2026 | 22:39

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së, Mustaf Gashi nga Suhareka. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, duke njoftuar miqtë, shokët dhe dashamirët për humbjen e tij.

Në njoftim theksohet se Gashi ishte një figurë e angazhuar për vite me radhë në fushën e sigurisë, duke dhënë kontribut të çmuar që nga koha e luftës e deri në institucionet shtetërore të Kosovës.

Njoftimi i Rizah Berishës në Facebook:

Të nderuar shokë, miq e dashamirë ju njoftoj se sot me 03.04.2026. Ka ndërruar jetë dhëndrri dhe shoku ynë Mustaf Gashi, nga Suhareka. Kosova e humbi një njeri të zotin, punëtor dhe shumë të angazhuar në fushën e sigurisë që nga Shefi i Qendrës Operative të ShP të UÇK, pastaj po ashtu themelues dhe Shef i Qendrës Operative të TMK në Departamentin Operativ të ShP të TMK, mandej themelues dhe Komandant i Qendrës Simulative në kuadër të Komandës së Trajnimit dhe Doctrines në TMK, themelues dhe shef i Qendrës së Situatave në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, tani ishte zyrtar i lartë në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjenca. Kontributi i tij ka lënë gjurmë në shtetkrijimin, shtetndërtimin dhe forcimin e sigurisë së Republikës së Kosovës. Vorrimi bëhet nesër në Ora 15:00 në vorrezat e Suharekës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Në jetën politike të një lideri, paska momente…