Behrami: 6 vjet paraburgim, 3 vjet gjykim, shtyrja e verdiktit skandaloze

04 prill 2026 | 12:02

Deputeti Artan Behrami ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar si të padrejtë kohëzgjatjen e paraburgimit të tyre.

Sipas Behramit, krerët e UÇK-së po mbahen tash e 5 vite, 4 muaj e 30 ditë në paraburgim, të cilin ai e konsideron kundërligjor dhe ndër më të gjatët jo vetëm në shtetet perëndimore, por edhe në ato lindore.

Ai po ashtu ka theksuar se janë bërë 3 vjet nga fillimi i procesit gjyqësor ndaj tyre, duke shprehur shqetësim për zgjatjen e mëtejme të procedurave.

Behrami i ka cilësuar si “skandaloze dhe të rrezikshme” .

paralajmërimet për shtyrje të verdiktit, duke kërkuar që drejtësia të veprojë pa vonesa të panevojshme.
Këto komente ai i ka bërë përmes një deklarate publike në cilësinë e nënkryetarit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.

Kjo është deklarata e plotë:

https://www.facebook.com/share/v/1AvNxyneQi/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 4 prill 2026, në ora 06:30, kompania Sharr Travel…