Haradinaj: Ushtria jonë, e ndërtuar sipas standardeve të NATO-s, është e gatshme të bëhet anëtare e saj
04 prill 2026
| 13:49
Aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake në botë, NATO, sot shënon 77-vjetorin e themelimit.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se populli i Kosovës i mbetet përjetësisht mirënjohës për rolin vendimtar në çlirim dhe paqe.
“Ushtria jonë, e ndërtuar sipas standardeve të NATO-s, është e gatshme për t’u bërë anëtare e denjë e Aleancës, përkrah SHBA-së dhe aleatëve, në shërbim të paqes dhe sigurisë. Urimet dhe mirënjohjen më të thellë për të gjithë pjesëtarët e Aleancës, kudo që janë në shërbim të paqes nëpër botë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.



