Haradinaj kujton dëshmorët e 5 prillit: Sakrifica e tyre, themel i lirisë së Kosovës

05 prill 2026 | 10:44

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se 5 prilli sjellë kujtimin për trimat e rrallë që kishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Ai ka kujtuar me respekt heroizmin e bashkëluftëtarit të tij Naser Brahimaj, me pushkën e të cilit u shënuan shumë beteja të Luftës Çlirimtare.

“Në përvjetorin e rënies, kujtojmë po ashtu bashkëluftëtarët; Qazim Shala, Asllan Batusha dhe Arsim Rama”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se sot kujtojnë po ashtu, jetët e pafajshme që barbarët i rrëmbyen në Rrezallë të Drenicës, në Llovcë të Gjilanit dhe Llapqevë të Malishevës.

“Këto masakra, nga të cilat ende shumë të pagjetur, janë plagë e hapur e Kosovës dhe i japin zë, thirrjes sonë për drejtësi. Sot gjithashtu, u mbushën 7 vjet pa zërin e UÇK-së, bashkëluftëtaren time Fetnete Ramosaj. Përjetësisht përulemi para sakrificës së atyre që dhanë nga jeta e tyre për lirinë tonë! Respekti për ta forcon themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe…