‘E humba ëndrrën me Kosovën’, Muriqi pas golit ndaj Realit: Ishte i nevojshëm

05 prill 2026 | 13:42

Vedat Muriqi ishte heroi i Mallorcës dje, në fitoren e madhe ndaj Real Madridit në La Liga.

Skuadra e drejtuar nga Martin Demichelis triumfoi ndaj Realit, me shifrat prej 2-1.

Golin e fitores për Mallorcën e shënoi Vedat Muriqi, sulmuesi i kombëtares së Kosovës, në minutën e 91-të të ndeshjes.

Pas ndeshjes, Muriqi falënderoi tifozët për mbështetjen.

“Kam kaluar 2 javë shumë të vështira emocionalisht. Erdha pas dështimit të një penalltie në minutën e 94-t, humbëm 1 pikë ndaj Alicante. Po ashtu kam humbur ëndrrën më të madhe të jetës sime: të luaj me kombëtaren time, Kosovën. Dhe papritmas, një gol fantastik. Faleminderit shumë, tifozë, e vlerësoj mbështetjen tuaj, më bën të lumtur. Do të vazhdojmë të luftojmë për Mallorcën”, tha ai në një video të publikuar nga Mallorca në “Facebook”.

Muriqi deri më tani ka 19 gola në La Liga, teksa ka një asistim në emrin e tij.

Mallorca momentalisht është në vendin e 17-të në La Liga, duke ikur nga zona e rënies pas fitores ndaj 36-herë kampionit të Spanjës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
A është dërguar me të vërtetë Donald Trump në Qendrën…