Ymeri e LDK-së reagon rreth çmimit të naftës

05 prill 2026 | 14:41

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka vendosur çmimet maksimale ditore për derivate në Kosovë, duke përcaktuar për sot dizelin 1.86 euro/litër dhe benzinën 1.49 euro/litër.

Me këtë rast, ka reaguar deputetja e LDK-së, Janina Ymeri.

Ajo ka paralajmëruar se çmimet mund të rriten shumë shpejt për shkak të mungesës së rezervave strategjike dhe kontrollit të dobët të tregut.

“Kosova nuk ka as stok nafte të deklaruar ndërkombetarisht edhe Komuniteti për Energji ka dërguar Kerkesë me Shqetësim për naftë, por pa reagim nga qeveria”, ka shkruar në reagimin e saj Ymeri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marc Cucurella konsiderohet si njëri prej mbrojtësve më të mirë…