Ish-presidentja Osmani pritet ngrohtësisht nga qytetarët në Viti

05 prill 2026 | 15:14

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur ngrohtësisht nga qytetarët gjatë një vizite në Viti.

Në pamjet e publikuara nga këshilltarja e atëhershme, Egnesa Vitia, shihet se Osmani është rrethuar nga qytetarë, gra, vajza e burra, të cilët e kanë përshëndetur dhe kanë realizuar fotografi me të.

Kjo vizitë vjen një ditë pasi Osmani, në një ceremoni zyrtare në Presidencë, ia dorëzoi mandatin si ushtruese e detyrës së presidentes kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli është paralajmëruar se zëvendësimi i Mohamed Salah me vetëm…