Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Tri pozita nuk mund t’i takojnë një partie politike

06 prill 2026 | 13:17

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se po përpiqen të bëjnë zgjidhje për çështjen e presidentit.

“Po përpiqemi të bëjmë zgjidhje deri sa jemi në takime. Nëse s’bëjmë asgjë për tri javët e ardhshme zgjedhjet janë të pashmangshme.

“Çdo marrëveshje që siguron kuorumin  për presidentin e ardhshëm është e mirëseardhur. Për këtë duhet pasur diskutime me të gjitha partitë. Jo nuk kemi diskutuar ende emra konkretë. Siç e dini tri pozita nuk mund ti takojnë një partie politike”, ka thënë Adixhiku pas takimit. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea ka vendosur një vijë të qartë financiare sa i…