Ademi para studentëve në Shkup: Gjuha shqipe nuk negociohet

06 prill 2026 | 14:42

Një nga organizatorët  e protestës së studentëve në Maqedoninë e Veriut, Mevlan Ademi, para protestuesve ka parashtruar kërkesat e studentëve.

Ai ka thënë se në vitin 2026 studentët nuk do duhej të dilnin ë rrugë për gjuhën e tyren pasi kjo temë as që do të duhej të ishte temë.

“Po ja ku jemi. Para se të jemi studentë, profesionistë, ne jemi shqiptarë. Dhe kur preket gjuha, preket vet themeli ynë. Gjuha shqipe është mënyra se si jetojmë, si flasim dhe si kemi ardhur deri këtu”, ka thënë Ademi.

Ai ka thënë e shqipja assesi nuk negociohet, dhe se ligji e njeh të drejtën e tyre për të përdorur gjuhën amtare.

“Kjo është minimumi baza, dinjiteti. Nuk kërkojmë favore, kërkojmë barazi.  Ne nuk jemi kundër askujt, ndoshta kundër Fillkovit… Jemi këtu për veten tonë për gjuhën tonë për të ardhmen tonë”, ka thënë Ademi.

Më tutje, Ademi ka thënë se nuk do të lejojnë që shqipja të trajtohet si opsion, por se shqipja është identitet.

“Ne po themi, nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës… Jemi brezi që nuk hesht, nuk dorëzohet, brezi që mbron dhe flet shqip”, ka thënë Ademi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, pas…