Sadiku: Tentativa e Kurtit duket të jetë ose ta çojë vendin në zgjedhje, ose të hyjë në koalicion me PDK-në

06 prill 2026 | 14:55

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka thënë se qëllimi i kryeministrit Albin Kurti duket të jetë “ta çojë vendin në zgjedhje, ose të hyjë në koalicion me PDK-në”.

Këtë vlerësim, Sadiku e ka dhënë pas deklarimit të Kurtit pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, se “vetëm një shumicë prej 84-85 deputetësh do të na bënte komod për zgjedhjen e presidentit. Numri 80–81 nuk është caku ynë për të ecur përpara”.

“‘Vetëm një shumicë prej 84-85 deputetësh do të na bënte komod për zgjedhjen e presidentit. Numri 80–81 nuk është caku ynë për të ecur përpara’, ka deklaruar sot sërish Kurti pas takimit. Kjo nënkupton se ai nuk është i interesuar për zgjedhjen e Presidentit në bashkëpunim me LDK-në. Sipas kësaj logjike, tentativa e tij duket të jetë ose ta çojë vendin në zgjedhje, ose të hyjë në koalicion me PDK-në”, ka shkruar Sadiku në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, ka…