Demaskohet sërish Vuçiqi: Pretendimi për eksploziv në tubacion rezulton i pavërtetë
06 prill 2026
| 15:55
“Vetëm 24 orë mjaftuan që opozita hungareze ta rrëzojë si të pavërtetë pretendimin për gjetjen e eksplozivit në tubacionin e gazit mes Serbisë dhe Hungarisë.
Sipas analistit politik Dorajet Imeri, Vuçiq po përpiqet të fabrikojë një narrativë viktimizuese, duke kërkuar aleatë në rajon për të përforcuar propagandën e tij.
Këtë herë, edhe kryeministri hungarez Viktor Orbán është përfshirë në këtë lojë, duke u shndërruar në ‘mik’ dhe njëkohësisht ‘viktimë’ të një qasjeje që po cilësohet si destabilizuese.
“Bota demokratike nuk duhet të heshtë përballë veprimeve të tilla, të cilat synojnë prishjen e rendit dhe minimin e paqes në Ballkan”, ka theksuar Imeri.



