Azemi i LDK-së i çon sot në polici dëshmitë për njehsorët elektrikë të KEDS-it

07 prill 2026 | 08:12

Anëtari i LDK-së, Visar Azemi, sot në orën 09:00 do të dorëzojë në Policinë e Kosovës të gjitha dëshmitë rreth njehsorëve elektrikë.

Sipas njoftimit të LDK-së, dëshmitë do të dorëzohen në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë.

“Më datë 7 prill, në orën 09:00, anëtari i LDK-së, Visar Azemi i dorëzon në Polici të gjitha dëshmitë lidhur me skandalin me njehsorët elektrik.

Vendi: Stacioni policor Qendra (ish 92-shi, Rr “Luan Haradinaj)”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria e Izraelit përmes një komunikate për media ka bërë…