Rrustemi ‘godet’ Osmanin: Nëse dialogu s’ka qenë pika më e fortë e Kurtit, atëherë pse pati nevojë presidentja të bëhej ‘gardiane’ e mbrojtjes së miqësisë me miqtë?

08 prill 2026 | 13:48

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar ndaj intervistës në “T7” të ish-presidentes Vjosa Osmani.

Rrustemi ka përmendur se Osmani kishte reaguar, pasi Kurti nuk pranoi kompromis në veri.

“Nëse dialogu nuk ka qenë dhe nuk është pika më e fortë e Kurtit, atëherë pse pati nevojë presidentja të bëhej ‘gardiane’ e mbrojtjes së miqësisë me miqtë? Apo pse pati nevojë që ajo të thoshte se Kurti po luan bixhoz me aleancat? Këto deklarime erdhën direkt si rezultat i qëndrimit të fortë në dialog dhe moskompromisit me shtrirjen e rendit në veri. Apo ndoshta vetë presidentja do të duhej të mendonte dy herë kur i tha këto fjalë”, ka shkruar Rrustemi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmes deputetes Zamira Sinaj, qeveria shqiptare propozon ndryshime ligjore për…