Dukagjini dhe Ferizaj befasojnë Ballkanin e Llapin në Kupën e Kosovës

08 prill 2026 | 17:04

Ballkani dhe Llapi, janë befasuar në ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, të zhvilluara të mërkurën.

Të dyja skuadrat, kanë pësuar humbje në shtëpi duke bërë një hap prapa sa i përket kualifikimit në finalen e Kupës.

Ballkani pësoi 3:0 në Suharekë nga Dukagjini, ndërsa Llapi u mposht në Podujevë nga skuadra e Ferizajt.

Dy gola në 45 minutat e para dhe një tjetër në 45 minutat e dyta, vulosën fitoren e Dukagjinit, ekip që me një këmbë është në finale.

Hekuran Berisha në minutën e tetë, Mërgim Pefqeli në minutën e 37-të dhe Meris Maliqi në minutën e gjashtë të kohës shtesë, shënuan për triumfin e madh të Dukagjinit.

Edhe Ferizaj e mposhti Llapin por me shifrat 2:1, ku një gol u shënua në pjesën e parë dhe dy të tjerët në pjesën e dytë.

Sulmuesi i Llapit, Muhamet Hyseni shënoi autogol në minutën e 14-të, ndërsa në minutën e 87-të, Kushtrim Shabani dyfishoi epërsinë e Ferizajt, përpara se në minutën e katërt të kohës shtesë Besar Musolli ta realizoi për rezultatin përfundimtar.

Ndeshjet e kthimit kur edhe përcaktohen skuadrat finaliste të Kupës së Kosovës, zhvillohen më 22 prill në Klinë dhe Ferizaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nata në “Bernabeu” ndaj Bayern Munichut ka lënë më shumë…