Delegacioni i Iranit niset për në Pakistan për “bisedimet e paqes” me ShBA-në

09 prill 2026 | 08:21

Një delegacion iranian po shkon sot në Pakistan për të filluar negociatat me SHBA-në për t’i dhënë fund luftës, ka konfirmuar ambasadori i Iranit në Pakistan.

Ata do të takohen me zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance në Islamabad të shtunën, shkruan BBC.

Reza Amiri Moghadam, ambasadori iranian në Pakistan, shkruan në X se bisedimet do të “bazohen në 10 pika të propozuara nga Irani”. Siç kemi raportuar, ka njëfarë konfuzioni rreth asaj se cilat janë saktësisht këto pika.

Moghadam thotë se bisedimet do të zhvillohen “pavarësisht skepticizmit të opinionit publik iranian për shkak të shkeljeve të përsëritura të armëpushimit nga regjimi izraelit për të sabotuar iniciativën diplomatike”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi bisedë telefonike me homologun amerikan,…