Ky është francezi që erdhi në Koshare për të marrë një grusht dhe nga varri i djalit

10 prill 2026 | 10:46

Ky ishte francezi që erdhi në Koshare për të marrë një grusht dhe nga varri i djalit  Në maj të vitit 2007, prindërit e luftëtarit francez në luftën e Koshares, Pierre dhe Maria Pallard vizituan komunën e Gjilanit, prej nga ishte komandanti Agim Ramadani.  Kjo ishte hera e parë e tyre që kishin ardhur në Kosovë, ku në vitin 1999 kishte rënë dëshmor djali i tyre, shkruan Mediafokus.info  Pierre dhe Maria thanë se dëshirojnë që varri i Arnaudit të mbetet përgjithmonë në Koshare, aty ku ka rënë së bashku me shokët e Brigadës 138.  “Do ta lë këtu varrin, sepse nuk dëshiroj ta ndajë djalin tim nga shokët e luftës, sado që e dua dhe më mungon atje”, tha prindi i tij Pierre.  Në vend të trupit, ai tha se do ta marrë pak dhe nga varri i djalit të tij në Koshare.  Familja Pailard u nderua me mirënjohje nga Kuvendi Komunal i Gjilanit, si shenjë falënderimi për ndihmën që djali i saj i kanë dhënë luftës së Koshares.  Babai i dëshmorit, i emocionuar nga pritja në Kosovë, ku ai ishte për herë të parë, tha se Kosova do të jetë tash e tutje pjesë e zemrave të tyre.  Ai shprehu shumë fjalë miradije për popullin e Kosovës, i cili e ka befasuar veçmas për thjeshtësinë dhe ngrohtësinë që ka.  “Unë e çmoj shumë këtë ndjenjë, të cilën nuk e gjen te popujt tjerë”, tha Pierre, i emocionuar, por edhe i lumtur që Arnaudi është bashkuar në luftën e Kosovës dhe me shembullin e tij ka krijuar një përshtypje pozitive për familjen Paillard dhe popullin francez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
N.T.P. “Loni Trade” shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me…