Haradinaj: Jo ndoshta, por jemi në zgjedhje

10 prill 2026 | 10:52

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është deklaruar për medie sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit të ri.

Kur është pyetur se mos ndoshta kryeministri Albin Kurti po dëshiron që të shkojë në zgjedhje të reja, Haradinaj është se “jo ndoshta, por jemi në zgjedhje”. Sipas tij, sikur Kurti të dëshironte ta zgjedhte presidentin e di se si shkojnë këto procese, pasi siç ka theksuar Haradinaj kanë përvoja politike në zgjedhjen e shefit të shtetit.

“Nuk e ka me rëndësi se e ka vetën… Jo ndoshta, po jemi në zgjedhje. Sikur të kishte dashur me zgjedhë presidentin ai e di si shkojnë këto punë dhe këto procese. Ne kemi përvoja politike dhe disa herë kemi arritur me zgjedhë president. Pra, ai nuk e ka hap paketën fare të qeverisë, me thënë qeverinë po e ndali për vete dhe kur vjen puna e presidentit urdhëroni të merremi vesh. Kjo shkon ndryshe, me atë që e fton për partneritet për president, pra bëhesh partner edhe në qeveri”, ka thënë ai.

Haradinaj, ka folur për kalimin e deputetes Duda Balje në grupin parlamentar të AAK-së, duke thënë se nuk kanë dallime në qëndrime sa i përket Kosovës. “Tani mendoj që është mirë edhe për deputeten Duda Balje. Nuk kemi shumë dallime në qëndrime sa i përket Kosovës, sa i përket vlerave të demokracisë, zhvillimit ekonomik, por edhe përkrahjes së komuniteteve. Aleanca gjithmonë ka qenë e kujdesshme”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vinicius Junior mund të jetë në rrugë drejt Premier League…