Përkujtohet heroi i Kosovës, Kasim Uka
10 prill 2026
| 11:29
Përkujtohet me nderime të larta në 27-vjetorin e rënies, ish-ushtari i UÇK-së, Kasim Uka, i cili së bashku me 114 ushtarë të tjerë u vra në Betejën e Koshares gjatë luftës në Kosovë.
Më 9 prill, në Koshare nderohen heronjtë e kombit, ata që thyen kufirin shqiptaro-shqiptar. Në këtë përvjetor përkujtimor, në Koshare morën pjesë personalitete shtetërore dhe ushtarake, ndër ta ish-presidentja Vjosa Osmani, ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu, ish-komandanti i Zonës së Dukagjinit Ramush Haradinaj, ish-komandanti i Brigadës 138 Rrustem Berisha, etj.
Fshati Ponoshec, në mënyrë të organizuar si çdo vit, merr pjesë në nderimin e të rënëve në Betejën e Koshares, duke marrë pjesë masivisht.




