Shuhet në moshën 35-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë, aktori i “Game of Thrones”!
10 prill 2026
| 11:58
Aktori irlandez Michael Patrick, i njohur për rolin e tij në serialin e famshëm “Game of Thrones”, ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga bashkëshortja e tij, e cila bëri të ditur se ai ndërroi jetë në një qendër kujdesi, i rrethuar nga familjarët dhe miqtë e tij.
Sipas saj, aktori kishte kohë që luftonte me një sëmundje të rëndë neurologjike, e cila prek funksionet motorike dhe ndikon në aftësinë për të lëvizur, folur dhe marrë frymë. Ai ishte diagnostikuar në vitin 2023 dhe prej atëherë kishte kaluar një periudhë të vështirë shëndetësore.
Familja e përshkroi atë si një person frymëzues, plot jetë dhe energji pozitive, duke theksuar se ndikimi i tij tek të tjerët do të mbetet i paharruar.



