Shembja e rrugës në Prishtinë, komuna shqipton gjobë ndaj investitorit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se janë shqiptuar gjoba ndaj investitorit dhe përfaqësuesit ligjor lidhur me rastin e shembjes së rrugës “Don Shtjefën Kurti” në kryeqytet.
Sipas tij, investitori nuk ka respektuar vendimin për mbushjen e gropës në “Llamellat 4 dhe 5” dhe për këtë janë shqiptuar masat ndëshkuese nga autoritetet komunale. Rama ka njoftuar se ndaj kompanisë është vendosur një gjobë prej 30 mijë eurosh, ndërsa për përfaqësuesin ligjor është shqiptuar gjobë në vlerë prej 3 mijë eurosh. Ai po ashtu i ka bërë thirrje Odës së Inxhinierëve të Kosovës që të ndërmarrë veprime ndaj inxhinierëve mbikëqyrës, duke kërkuar tërheqjen e licencave të tyre për shkak të mungesës së transparencës në vendimmarrje.
“Deri më sot nuk janë prezantuar vendimet e inxhinierëve mbikëqyrës, prandaj kërkojmë nga Oda e Inxhinierëve të Republikë së Kosovës, inicimin e procedurave për tërheqjen e licencave të inxhinjerëve mbikqyrës!”, ka njoftua Rama.



