Hamza për vdekjen e Engelit: Ai qëndroi pranë nesh në kohën kur po shkruhej historia

10 prill 2026 | 22:25

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka ngushëlluar për vdekjen e kongresistit Eliot Engel.

Në një postim në Facebook, Engelin e quajti “mik të veçantë të Kosovës”.

“Sonte u nda nga jeta një mik i veçantë i Kosovës, Eliot Engel, i cili qëndroi pranë nesh në kohën kur po shkruhej historia. Ai ishte zëri i drejtësisë për ne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Miqësia dhe kontributi i tij nuk do të harrohen kurrë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij! Prehu në paqe, mik i madh!”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur në moshën 79-vjeçare, ish-kongresisti amerikan, Eliot Engel, një…