Lamtumirë, mik i presidentit Thaçi dhe i Kosovës!
10 prill 2026
| 23:22
“Kongresisti Eliot Engel ishte një prej politikanëve amerikanë që për dekada të tëra mbështeti çlirimin, pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës. Ai ishte një mbështetës i presidentit Thaçi edhe tani kur po përballet me padrejtësitë në Hagë. Prehu në paqe, mik i madh. Faleminderit për gjithçka që ke bërë për Kosovën!”, ka shkruar në ‘Facebook’ Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”.



