Ali Ahmeti: Engel do të kujtohet ndër gjenerata si një mik i jashtëzakonshëm i shqiptarëve

10 prill 2026 | 23:36

“I trishtë lajmi për humbjen e njërit nga miqtë më të mëdhenjë të shqiptarëve, Kongresmenit amerikan Eliot Engel, i cili për mbi tre dekada na qëndroi pranë duke qenë zëri i lirisë së shqiptarëve në Kongresin”, ka shkruar në ‘Facebook’ kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ai ka shkruar tutet se Engel do të kujtohet ndër gjenerata si një mik i jashtëzakonshëm i shqiptarëve dhe kontribues i madh në të gjitha proceset tona në Maqedoni të Veriut, Kosovë, Shqipëri, Luginë, Mal të Zi dhe Diasporë.

“Kam mësuar në çdo takim me të, në Uashington, Shkup e Prishtinë dhe shqiptarët ishin me fat që e patën dhe do të mbeten përjetësisht mirënjohës dhe faleminderues”.

“Lamtumirë mik, ngushëllime familjes dhe të faleminderit për çdo gjë që ke bërë për ne”, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shkruar në Facebook se…