Moti sot: Me diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 18 gradë
12 prill 2026
| 07:40
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, e ka publikuar parashikimin e motit për diten e diel.
Sipas IHMK-së, moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 e 2 gradë Celsius, derisa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 15 e deri në 18 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit”, thuhet në njoftim.



