Rama: Nesër mirëpresim në Tiranë Samitin e Diasporës

12 prill 2026 | 09:59

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me episodin e radhës të podkastit “Flasim”. Gjatë podkastit ai u ndal te çështja e parë, i cili foli mbi Samitin e IV të Diasporës.

Edi Rama theksoi se ky samit do të zhvillohet nesër, ku sipas tij do të mbledhë edhe një herë shqiptarët nga të gjitha anët e botës, ata që punojnë e jetojnë jashtë vendit.

“Nesër mirëpresim në Tiranë samitin e diasporës, edicioni i katërt, që mbledh edhe një herë shqiptarët nga të gjitha anët e botës, ata që punojnë e jetojnë jashtë vendit, por që sytë i kanë në Shqipëri. Sa herë u jepet mundësia, mendojnë apo vizitojnë Shqipërinë. E nisim më 13 prill me ceremoninë e mirëpritjes. Vlerësim jo vetëm për shqiptarët që kanë kontribuar jashtë, por edhe për miqtë e tyre që kanë zgjedhur të jenë pjesë e rrugës së tyre. Diaspora është një forcë konkrete zhvillimi dhe ajo vjen për herë të parë pas një përfshirjeje historike në zgjedhjet e vendit. Ajo vjen si një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj dhe kthehet në një realitet shqiptar në transformim të vazhdueshëm. Gjithmonë si një partner i drejtpërdrejtë, tek politika, më pas te ekonomia, e hap pas hapi në rrugët e reja të dijes”, u shpreh Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rast i vjedhjes është raportuar në Ferizaj, ku persona…