Presidenti Ademi uron Kombëtaren e Kosovës në futsall për pozitën e parë në paraeliminatoret e Kupës së Botës 2028!
12 prill 2026
| 21:52
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka uruar Kombëtaren e Kosovës në futsall për pozitën e parë në paraeliminatoret e Kupës së Botës 2028!
“Pozita e liderit në Grupin D dhe kualifikimi në “Main Round” janë dëshmi e punës, përkushtimit dhe karakterit që ky ekip ka treguar në çdo ndeshje. Barazimi dramatik ndaj Malit të Zi (3:3) me golin vendimtar në sekondat e fundit, flet më së miri për shpirtin luftarak të Dardanëve”.
“Krenar me paraqitjet tuaja dhe me mënyrën se si po e përfaqësoni Kosovën në arenën ndërkombëtare. Ky është vetëm një hap drejt objektivave edhe më të mëdha. Suksese në fazën e ardhshme!”, ka shkruar Ademi në rrejtet sociale.



