Viktor Orbani pranon humbjen në zgjedhjet e Hungarisë, uron Magyarin
12 prill 2026
| 22:02
Viktor Orbani ka pranuar humbjen në zgjedhjet nacionale të mbajtura të dielën në Hungari. Ai ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve është i qartë dhe e ka pranuar humbjen, sipas raportimeve nga “The Guardian”.
Orbani gjithashtu ka përmendur Peter Magyarin për fitoren e partisë.
Nga ana e tij, Magyari e ka konfirmuar këtë përshëndetje në një postim në Facebook, duke thënë se Orbani e ka uruar për fitoren.
“Urova partinë fituese. Ne do t’i shërbejmë kombit hungarez dhe atdheut tonë edhe nga opozita,” ka thënë Orban.



