Numërohen 98 përqind të votave, Tisza e Peter Magyar siguron 138 ulëse, Orban vetëm 55 ulëse

13 prill 2026 | 00:29

Në zgjedhjet parlamentare në Hungari, me 97.35% të votave të numëruara, rezultatet tregojnë një fitore të qartë dhe të thellë të Tisza Party në krye me Peter. Magyar Sipas rezultateve kur kanë mbetur vetëm edhe 2.65% pa u numëruar, kryeson:

Tisza Party: 138 ulëse (69.35%)
Fidesz – KDNP: 55 ulëse (27.64%)

Mi Hazánk Mozgalom: 6 ulëse (3.02%)

Partia Fidesz, e kryeministrit Viktor Orbán, mbetet në vendin e dytë me një diferencë të thellë ndaj opozitës. Me këto rezultate, Tisza Party siguron shumicë të rehatshme në parlamentin 138 prej 199 ulësesh, duke konsoliduar kontrollin e legjislativit në këtë fazë përfundimtare të numërimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas fitores historike të opozitës hungareze, kanë ardhur edhe reagimet…