34 aksidente trafiku, mbi 2 000 gjoba dhe 15 arrestime gjatë 24 orëve në Kosovë
13 prill 2026
| 09:25
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda një periudhe 24-orëshe janë regjistruar 34 aksidente trafiku në të gjithë vendin, prej të cilave 19 me persona të lënduar dhe 15 vetëm me dëme materiale.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjithsej 2014 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut.
Po ashtu, janë arrestuar 15 persona, ndërsa 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje, nën dyshimet për shkelje të ndryshme ligjore në komunikacion.



