Turqia: Samiti i NATO-s në Ankara mundësi për të rivendosur lidhjet me ShBA

13 prill 2026 | 14:01

Turqia ka theksuar të hënën se aleatët e NATO-s duhet ta përdorin samitin e korrikut në Ankara për të rivendosur lidhjet me presidentin e ShBA-së, Donald Trump dhe për t’u përgatitur për një reduktim të mundshëm të përfshirjes së ShBA-së në aleancë.

Ministri i Jashtëm Hakan Fidan tha se Turqia besonte se Trump do të merrte pjesë në samitin e liderëve të NATO-s më 7-8 korrik për shkak të “respektit” të tij personal për presidentin Taip Erdogan, por ka thënë se e kuptonte që Trumpi ngurronte të vinte në takim.

Trumpi e ka kritikuar NATO-n për vite me radhë dhe javën e kaluar kërcënoi të tërheqë Shtetet e Bashkuara nga aleanca për shkak të refuzimit të anëtarëve evropianë për të dërguar anije për të zhbllokuar Ngushticën e Hormuzit pranë Iranit. Kjo ka shtuar fërkimet brenda bllokut mbi planet e tij të mëparshme për të blerë Groenlandën.

Fidan  ka thënë se aleatët prej kohësh i kishin konsideruar kritikat e Trump si retorikë, por tani po planifikonin rreth mundësisë së reduktimit të përfshirjes së ShBA-së dhe rritjes së kapaciteteve të tyre mbrojtëse.

“Vendet e NATO-s duhet ta shndërrojnë këtë Samit të Ankarasë në një mundësi për të vendosur lidhjet me Shtetet e Bashkuara në një bazë sistematike. Nëse do të ketë një tërheqje të ShBA-së nga disa mekanizma të NATO-s, duhet të ketë një plan dhe program për ta hequr këtë gradualisht, në mënyrë që askush të mos mbetet i pazbuluar”, shtoi ai.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se i kuptonte frustrimet e Trumpit me aleancën, por se “shumica dërrmuese e kombeve evropiane” kishin qenë të dobishme për përpjekjet e luftës së Uashingtonit në Iran.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politologu Albinot Maloku, ka vlerësuar se mungesa e vullnetit politik…