Florin Krasniqi godet Kurtin: Faktet e përcaktojnë mashtruesin, jo numri i votuesve

13 prill 2026 | 21:43

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij ndaj kërkesave të partive opozitare për çështjen e TVSh-së për derivate në kohën kur janë ngritur çmimet.

Ai ka thënë se po të bënte një veprim të tillë PDK apo LDK sa ishte në pushtet, Kurti do të bënte ‘namin’ duke bërtitur për ‘plaçkitje’.

“Merr me mend po të ishte Isa Mustafa kryeministër e ky (Kurti) në opozitë, i kish qu duart njëherë si shqiponjë ‘plaçkitje masive’, po qyky është mashtrues se i ka dy gjuhë, dy personalitete, 20 mënyra me mashtru, ky është mashtrimi… s’ka nevojë me komentu këtë”.

Ai tutje ka thënë se nuk të përcaktojnë votat se a je mashtrues apo jo, por faktet.

“Faktet e përcaktojnë mashtruesin, jo numri i votuesve”, ka thënë Krasniqi në Debat Plus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se…