Tahiri kritikon projektligjin për Byronë

14 prill 2026 | 10:38

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë me dije se në Komisionin për Legjislacion diskutuam projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Tahiri ka theksuar se gjatë shqyrtimit, ka ngritur tri çështje kryesore që bien ndesh me vendimet e Gjykatës Kushtetuese: 1. Projektligji nuk i është nënshtruar konsultimit publik, gjë që është obligative sipas Rregullores së Punës së Qeverisë (Neni 49). 2. Byrosë dhe Drejtorit të saj, në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe standardet tjera kushtetuese, i jepet e drejta për të rregulluar procedurat e verifikimit me akte nënligjore, në vend që këto të përcaktohen në vetë ligjin. 3. Parashikimi i retroaktivitetit bie ndesh me disa ligje në fuqi”, ka shkruar Tahiri në ‘Facebook’.

Në përfundim, Tahiri ka theksuar se ky projektligj nuk duhet të krijojë një strukturë paralele institucionale apo një “tigër prej letre”, por një institucion të mirëfilltë të drejtësisë dhe jo të partisë.

“Sot është një parti në pushtet, nesër mund të jetë një tjetër; prandaj institucionet duhet të jenë në shërbim të shtetit dhe qytetarëve, jo të subjekteve politike”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shënim të 14 Prillit, që njihet si Dita Memoriale…